Aktualitet

DOSJA! Si numri 2 i AKSHI-t 'vuloste' tenderat për Gerond Meçen, Daniel Shima: Ta kishim futur atë të Albës

Në një nga bisedat Shima ndërhyn në përcaktimin e përbërjes së komisionit të vlerësimit të ofertave, ndërsa kërkon të informohet paraprakisht për vendimet, duke lënë të kuptohet për një rol aktiv dhe ndikues në proces.

F.I

DOSJA! Si numri 2 i AKSHI-t 'vuloste' tenderat për Gerond

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur në dosjen e SPAK lidhur me hetimet për aferën e tenderave të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Ndër faqet e dosjet, zbardhen edhe bisedat nga përgjimet e zyrtarëve të azkuzuarve, mes tyre ish-zv/drejtori i AKSHI, Daniel Shima ku ngrihen dyshime mbi procedurat e prokurimit. 

Në përgjimet e administruara nga organet hetimore, të siguruara edhe nga gazetari Elton Qyno, Shima paraqitet si një figurë kyçe në koordinimin e veprimeve që lidhen me anulime tenderësh dhe përgatitje për rishpallje, duke komunikuar drejtpërdrejt me zyrtarë të tjerë të përfshirë në proces.

Në një nga bisedat, ai ndërhyn në përcaktimin e përbërjes së komisionit të vlerësimit të ofertave, ndërsa kërkon të informohet paraprakisht për vendimet, duke lënë të kuptohet për një rol aktiv dhe ndikues në proces.

Referencat për anulime për “mos pjesëmarrje” dhe përfshirjen e operatorëve të caktuar në faza të mëvonshme të procedurës shtojnë pikëpyetje mbi transparencën e këtyre praktikave, në një periudhë kur Shima mbante postin e zëvendësdrejtorit dhe bashkëpunonte ngushtë me drejtues të prokurimeve.

Pjesë nga përgjimet në dosjen e AKSHI:

Emirton Suli: Më duhet një KVO për “Green”, 2 + 3 specialistë të fushës, që të bëjmë PCV që nuk u paraqit njeri dhe një njoftim anulimi që të jemi gati për rishpallje.

Daniel Shima: 5 veta, apo?

Emirton Suli: Kështu e ka kjo rregullorja e Këshillit Europian, komisioni përbëhet nga minimumi 5 veta, ku 3 janë specialistë teknikë.

Daniel Shima: Marko + pyet Markon edhe për 4.

Emirton Suli: Okej.

Daniel Shima: Por më thuaj përpara se t’i vendosësh.

Emirton Suli:

Daniel Shima: Ta kishim Okej. futur atë të Albës.

Emirton Suli: Po mirë, s’ka problem. Si ta anullojmë për mos pjesëmarrje dhe të skualifikohet i vetmi pjesëmarrës, njësoj është.

Emirton Suli: Të sjellë letrat Alba sipas datave që kemi folur…

Nga përgjimet rezulton se biseda zhvillohet në periudhën kur Daniel Shima mbante detyrën e zëvendësdrejtorit dhe bashkëpunonte me drejtues të prokurimeve.Bëhet fjalë për t’ i dhënë tenderin kompanisë ABS të Gerond Meçes, punonjëse e të cilës rezulton të jetë Alba, emri që del në bisedë. Ndërkohë Marko është drejtori i Infrastrukturës tek AKSHI.

Poll

MOS HUMB