Aktualitet

Dosja 'Ura'/ Trafikantët sherr me njëri-tjetrin: Kam bo gabime, por s’jam i pabesë, ti je Kapo i Madh!

Në një bisedë të përgjuar mes Pirro Çapit (i njohur edhe si Spiro) dhe Ervis Detit, duket se ka pakënaqësi dhe mosbesim të fortë ndaj Orges Mollës

F.I
Dosja 'Ura'/ Trafikantët sherr me njëri-tjetrin: Kam bo
pamje nga operacioni

TIRANË-Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, përveç bashkëpunimit për trafikimin e drogës, ka patur edhe konflikte mes trafikantëve. Në një bisedë të përgjuar mes Pirro Çapit (i njohur edhe si Spiro) dhe Ervis Detit, duket se ka pakënaqësi dhe mosbesim të fortë ndaj Orges Mollës, një tjetër i dyshuar i rëndësishëm në rrjet.

Pjesë nga dosja

Pirro Çapi (Spiro) - he shok, alo...
Ervis Deti- o bosi...

Pirro Çapi-he

Ervis Deti: un me verte kam bo gabime e burr...po nuk jam kaq i pabes a kupton...

Pirro Çapi: u zhgenjeva shum sot... u zhgenjeva, po do te them me shum sot...

Ervis Deti: U zhgenjeve ke Gesi?...ma mir, un ktu te lagja jam e burr, ti ke Gesi je zhgenjy per gjona tjera jo prej meje...

Pirro Çapi: amon e burr, pac nerin...hajde hajd se posht jam ke shpia im, hajd pi...hajd pi nji teke raki...

Ervis Deti: Ke ty vi un se ti je kapo modh he me rop shpie he...

Poll

MOS HUMB