Aktualitet

Dosja Ura/ Tre grupe kriminale trafikonin drogën, Presi: Çoba punon për ‘Visin e Pojës’, s’ke ç’u thua, kanë kapital

Erigels Presi në një bisedë të zbardhur në tetor 2021, tregon lidhjen e fortë mes ‘Visit të Pojës’ dhe Adi Çobës, që funksionte si ndërmjetës mes grupeve të tjera kriminale.

F.I
Dosja Ura/ Tre grupe kriminale trafikonin drogën, Presi: Çoba punon
Elvis Doçi, Adi Çoba dhe Erigels Presi

TIRANË-Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI thuhet se Adi Çoba për trafikun ndërkombëtar të drogës punon me 'Visin e Pojës' dhe grupin kriminal të lidhur me të. Një bisedë e përgjuar në makinë mes Erigels Presit, Gertin Aliu dhe Genci Telollarit tregon qartë sipas prokurorisë se sa i fuqishëm ishte roli i Elvis Doçit.

Genc Telollari: Po çfarë të thanë, ti me cilin fole?
Gertin Aliu: Ky është ai djali që e nxjerr nga Brindizi me traget, ky punon për ‘Visin e Pojës’ 

Dosja Ura/ Tre grupe kriminale trafikonin drogën, Presi: Çoba punon

Erigels Presi në një bisedë të zbardhur në tetor 2021, tregon edhe një herë lidhjen e fortë mes ‘Visit të Pojës’ dhe Adi Çobës, që funksionte si ndërmjetës mes grupeve të tjera kriminale.

Erigels Presi: Këtu në Durrës është bërë ku*vë... në çfarë kuptimi... ky është me ata (...) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (...) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (...) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen. Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (...) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (...) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës"... 

Dosja Ura/ Tre grupe kriminale trafikonin drogën, Presi: Çoba punon

Një moment tjetër është në janar 2022, kur Erigels Presi i thotë Zenit Shtrazas se Ai Çoba i drejtohet Visit të Pojës dhe organizatës së tij për gjetjen dhe blerjen e drogës.

Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (...) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (...) kanë kapital, nuk mund t'u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (...) 

Nga bisedat e zbërthyera nga SKYECC prokuroria ka verifikuar edhe kontakte mes Adi Çobës dhe Elvis Doçit ndërsa në dosje evidentohen disa dhjetëra episode trafiku. 

Poll

MOS HUMB