
TIRANË-ZËRI ka siguruar pjesë të përgjimeve të SPAK për dosjen 'Ura', përmes të cilave është bërë e mundur dokumentimi i trafikut ndërkombëtar të drogës nga anëtarët e një grupi të rëndësishëm kriminal në Shqipëri. Në një episod, ku protagonist është i shumëkërkuari Ervis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, ai trafikon 8 kg kokainë nga Gjermania për në Itali, pas porosisë që i bën Adi Çoba.
Nga bisedat e kryera në SKY ECC, Çoba bie dakord me çmimin që ka vendosur Doçi, duke pranuar se malli që do t’i dërgohet është i cilësisë së parë.
Në një përgjim, pritësi italian, i identifikuar si Angelo Zanzarelli, është regjistruar të përgëzojë furnitorët për mallin: “Ohoho, nëna ime, çfarë copash, si tha shoku, ahaha, si akull, ahaha…”.
Sipas SPAK, droga është dërguar në Itali nga Gjermania në gusht të vitit 2020 dhe bisedat përfshijnë drejtpërdrejt të akuzuarit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Adi Çoba e njoftonte Angelo Zanzarellin se do të mund t’i furnizonte një sasi kokainë të cilësisë së shkëlqyer, duke I dërguar dhe dy fotografi (bllok kokaine me fjalën 'ERKING' të stampuara në të).
Adi Çoba: Të jap dhe lajmin për të bardhën fra…sepse ndoshta e gjeta…po vëlla shumë e mirë duket.