
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja 'Ura', në lidhje me mënyrën e veprimit të trarfikut të kokainë e heroinës mes Shqipërisë, Italisë, Hollandës e Amerikës së Jugut. Në përgjimet e dosjes së siguruar nga ZËRI, ka një përpjekje për të sjellë kokainë nga Peruja për llogari të Ervis Doçit i njohur ndryshe si Visi i Pojës.
Në një komunikimi ku personazh qendror në bisedë është vetë Elvis Doçi, njohur si “Visi i Pojës”, i cili thotë që droga do të shkonte me valixhe diplomatësh.
ELVIS DOÇI: Po ne Brasil mund të marim gjona?..Se po më thotë i shok që ka variant me diplomat, me valixhe...ok...ok, më mirë... do vish të shtunën në Durrës?... Po më thot kusho që i ke shkrujt...unë jam V që po flasim. A flasim dot me atë shokun në Peru... Kam nji shok që ka nga k’ta diplomat të huaj...me ja dhon nja 20 copë në Lima...Po,ato janë diplomat dhe shkojë për arsye pune në ato data... k’to janë vendet që do shkojnë dhe datat se janë katër të ndryshëm.
Biseda shkon edhe më tej mes Elvis Doçit dhe një përdoruesi të paidentifikaur të SKY ECC, kur ‘Visi i Pojës’ thotë se tashmë në Peru u kry.
ELVIS DOÇI: Çkemi shok...për Peru e krym...sa veta jan atje, 1 apo 2...ok..fole tamam se për aty na e kryn ai shoku që i thashë mrom...të shofim tani...me avion linje do lëvizin k’ta?...Idea me avion linje apo privat?...Se po me thotë ky shoku që i thash tani, anej nuk pysin për diplomat, të fshin... ok... për në Peru e krym, tjerat pres përgjigje.
Në po të njëjtën bisedë Visi i Pojës interesohet edhe për vende të tjera përveç Perusë, ku synonte të përdorte diplomatë për të transportuar drogë me avion linje.
ELVIS DOÇI: Me të pyt kot. Nga k’to diplomat...shkojnë në Guatemala dhe Nikaragua...mund të gjejmë nai gjo në k’to dy vene... Shkojnë me punë ...besoj avion linje...se të ishte privat do mernin më shumë...janë me arsye zyrtare thojn... Ata thojn të na japi ai shoku nji adres ku të shkojn ti marrin gjërat në Lima.. Ai aty shkrun dhe Guatemala dhe Nikaragua... se nji person është, t’ja fusin me nji valixhe... të premten do jetë në Lima... do ket vesh bluzë... kodi do jetë ‘hello Antalya’.
Por pavarësisht se shumë pikëpyetje ngrihen, për çfarë pasaportash flisnin trafikantët apo se kush ishin personat që viheshin në lëvizje, SPAK thotë se arriti të provojë se ky plan dështoi dhe qëllimi nuk u përmbush dhe për këtë thotë organi hetues, mungojnë bisedat.
Elvis Doçi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja. “Visi i Pojës” u bë i njohur mediatikisht kur autoritetet zbarkuan një vit më parë në banesën e tij dhe gjetën 3 mln euro cash të groposura. Vetë ai u shpall në kërkim, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit dhe akuzat ndaj tij sa vijnë e shtohen, ende nuk është arrestuar. Doçi bashkëpunon më ngushtë me Adi Çobën, një personazh gjithashtu i dalë në dritë pas operacionit Ura. Përgjimet e këtij grupi flasin lidhur me rëndësinë e Pojës, i cili përshkruhet si një nga trafikantët kryesorë të drogës që vepronin në Shqipëri, e po ashtu një eksponent kryesor i një grupi të organizuar kriminal të fuqishëm./ZËRI