Aktualitet

Shqiptari me drogë i ikën policisë italiane, gjatë arratisjes u aksidentua për vdekje

Makina vazhdoi udhëtimin, dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë telefoni

F.I
Shqiptari me drogë i ikën policisë italiane, gjatë
foto ilustruese

ITALI-Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik në Nettuno, afër Romës, ndërsa po tentonte të arratisej nga patrullat e policisë italiane. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur dy automjete kaluan me shpejtësi të madhe përpara dy patrullave të policisë.

Agjentët nisën menjëherë ndjekjen e automjetit të parë, i cili u ndalua pak pas kësaj dhe kishte brenda një 26-vjeçar italian. Patrulla tjetër ndoqi makinën e dytë, një Fiat Cinquecento, e cila vazhdoi të ikte deri sa hyri në një rrugë të dëmtuar dhe pa asfalt.

Makina vazhdoi udhëtimin, dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë telefoni dhe u rrotullua. Nga automjeti, sipas hetimeve të autoriteteve, doli një çantë e madhe në të cilën u gjetën 23 paketa me gjithsej 25 kg kokainë. Policia iu afrua për të ofruar ndihmë, por për burrin nuk pati asnjë mundësi shpëtimi: ai kishte vdekur. Trupi i tij u dërgua në Policlinico Tor Vergata./ZËRI

Poll

MOS HUMB