Aktualitet

Dosjet stok- KLGJ vendos kohëmatës për gjyqet, afate nga 1-12 muaj për shqyrtimin (VENDIMI)

Për çështjet penale në të cilat ligji parashikon dënimin nga 10 vjet burgim deri në dënim të përjetshëm, gjyqtarët duhet ta shpallin vendimin brenda 12 muajve.

F.I
Dosjet stok- KLGJ vendos kohëmatës për gjyqet, afate nga 1-12
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur kohëmatës për gjyqtarët, të ndarë sipas natyrës së çështjeve penale dhe civile. Konkretisht, për çështjet penale në të cilat ligji parashikon dënimin nga 10 vjet burgim deri në dënim të përjetshëm, gjyqtarët duhet ta shpallin vendimin brenda 12 muajve.

1. Afatet standarde minimale kohore në seksionin penal të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm:

a. Kërkesat penale jo më gjatë se 2 muaj.
b. Kundërvajtjet penale, jo më gjatë se 2 muaj;
c. Çështjet penale, për të cilat ligji parashikon dënimin deri në 10 vjet, jo më gjatë se 9 muaj;
d. Çështjet penale, për të cilat ligji parashikon dënimin mbi 10 vjet apo me burgim të përjetshëm, jo më gjatë se 12 muaj.

2. Afatet standarde minimale kohore në seksionin civil të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm:

a. Kërkesat civile me objekt lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, jo më gjatë se 1 muaj;
b. Çështjet civile pa palë kundërshtare, jo më gjatë se 2 muaj;
c. Çështjet civile me objekt marrëdhënie pune, jo më gjatë se 4 muaj;
ç. Çështjet tregtare dhe familjare pa palë kundërshtare, jo më gjatë se 4 muaj;
d. Çështjet civile, tregtare dhe familjare me palë kundërshtare, jo më gjatë se 6 muaj;
dh. Çështjet civile themeli me palë kundërshtare të natyrës komplekse, jo më gjatë se 12
muaj.

Ndërkohë në vendim thuhet se për kërkesat administrative pa palë kundërshtare, gjykimi duhet të zgjasë jo më gjatë se 2 muaj, ndërsa për çështjet administrative me palë kundërshtare, jo më gjatë se 6 muaj. Kjo ndërhyrje vjen mbas stokut që është një problem i përditshëm në gjykata./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB