Aktualitet

I dehur në timon mori përpara një makinë dhe bëri për spital shoferen, AMP arreston efektivin e policisë

zh.ll
I dehur në timon mori përpara një makinë dhe bëri
amp

TIRANË- Një punonjës i policisë është arrestuar në flagrancë nga AMP, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Gjatë drejtimit të mjetit, efektivi i policisë ka goditur një automjet tjetër, drejtuesja e të cilit është dëmtuar e dërguar për ndihmë në Spitalin e Traumës. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit, punonjësi i policisë me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Sektori i Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të automjetit, ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku për pasojë është dëmtuar shtetasja P. K., e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.94 mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Poll

MOS HUMB