Aktualitet

Gjykata e Tiranës "shfryn" Prokurorinë e Beratit, rikthen në detyrë drejtorin e AMP, Florian Sulejmani

Hetimet do të vazhdojnë "pa masë" ndaj Sulejmanit.

F.I
Gjykata e Tiranës "shfryn" Prokurorinë e Beratit, rikthen
Florian Sulejmani

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të AMP-së, Florian Sulejmani. Ky i fundit u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas transferimit të një oficeri të Policisë Gjyqësore.

Seanca u mbajt me dyer të mbylluara, ndërsa bëhet me dije se prokurori është shprehur se masa e pezullimit nuk mund të qëndrojë pasi nuk ekzistojnë kritiret. Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë. 

Edhe në një shkrim të publikuar më herët, ZËRI duke parashtruar anën ligjore, analizoi se pse vendimi i Prokurorisë për pezullimin e Sulejmanit u pa si një manovër e nxituar. Sipas burimeve të ZËRI-t, transferimi i punonjësve të AMP-së është kompetencë e drejtpërdrejtë e titullarit të institucionit, në këtë rast vetë Drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së. Ai përgjigjet vetëm përpara Ministrit të Brendshëm dhe, në raste të veçanta që lidhen me nevojat e institucionit, mund të kryejë transferime edhe pa miratimin e Komisionit të OPGJ-ve. 

Hetimet do të vazhdojnë "pa masë" ndaj Sulejmanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB