Aktualitet

Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, kapet "bahçevani" që ujiste bimët narkotike

I riu, i identifikuar si Florjan Kalia, u kap nga droni duke u kujdesur për parcelën me kanabis.

k.m.
Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, kapet
Pamje nga videoja

KRUJË- Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar, teksa kujdesej për bimët e kanabisit të kultivuara në fshatin Miliskaj të Thumanës. I riu, i identifikuar si Florjan Kalia, u kap nga droni duke u kujdesur për parcelën me kanabis. Në fshatin “Miliskaj” ishin mbjellë rreth 110 bimët e dyshuara narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”. U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 32-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë. Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB