Aktualitet

Klanet ‘Skaljari’ dhe 'Kovac'! Dumani takim me Kryeprokurorin e Malit të Zi: Luftë kundër trafikut të drogës

Mafia malazeze është aktive në të gjithë Evropën

F.I
Klanet ‘Skaljari’ dhe 'Kovac'! Dumani takim me
Vladimir Novović dhe Altin Dumani

MALI I ZI-Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka zhvilluar një takim në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović. Në fokus të diskutimeve ka qenë lufta ndaj trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve, i cili është konsideruar i shkëlqyer, dhe u diskutuan hapa konkretë për të intensifikuar përpjekjet në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të drogës.

“Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet“, thuhet në njoftimin e SPAK.

Mafia malazeze është aktive në të gjithë Evropën, veçanërisht në Serbi me impakt të madh në kontrabandën e narkotikëve, kontrabandën e duhanit dhe trafikun e armëve. Klanet Kavaç dhe Skaljari janë deri tani më të spikaturit dhe që luajnë rolet kryesore të në ashtuquajturin kartel ballkanik. Klani i Kavaçit, e ka orgjinën nga fshati Kavaç i Kotorrit dhe udhëhiqet nga Radoje Zvicer. Edhe Skajlarët vijnë nga Kotorri. Ky klan drejtohej nga Jovan Vukotiq, i cili u vra nga kundërshtarët në vitin 2022. Për aq kohë sa kanë ekzistuar të dyja këto grupe janë përplasur me njëra-tjetrën për territor.

Poll

MOS HUMB