Aktualitet

Dy javë i zhdukur! PAMJET nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Eglant Koçit (VIDEO)

Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi dyshohet se u mor peng dhe u vra nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.

zh.ll
Dy javë i zhdukur! PAMJET nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Eglant
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Këto janë pamjet ku është gjetur trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi. 

Trupi i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerrujë. 

Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi dyshohet se u mor peng dhe u vra nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.

Eglant Koçi u pa për herë të fundit pranë sheshit “ëilson” në kryeqytet më 4 qershor, duke lëvizur me motor, ndërsa më 5 qershor, u denoncua si i zhdukur nga familjarët.

Sakaq, autori Armand Shakaj vijon të jetë në kërkim. Ky i fundit rezulton se ka ndërruar 6 numra telefoni për ti shpëtuar lokalizimit nga policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB