Aktualitet

"Na përdhunoi", dy vëllezërit shqiptarë vrasin kushëririn dhe e lënë në mes të rrugës

Ndërsa një orë më pas në komisariatin e policisë, u vetëdorëzuan dy persona duke deklaruar se ata janë autorët e krimit.

I.F
"Na përdhunoi", dy vëllezërit shqiptarë vrasin
Pamje nga sherri mes kushurinjve

ATHINË- Dy shqiptarë kanë vrarë kushëririn e tyre në Athinë dhe më pas u vetëdorëzuan. Sipas policisë greke, mbrëmjen e djeshme, teksa po kryenin patrullimin e rrugëve ata gjetën në mes të rrugës një person që ishte plagosur me thikë në fyt. Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

VIDEOJA E VRASJES: 


Ndërsa një orë më pas në komisariatin e policisë, u vetëdorëzuan dy persona duke deklaruar se ata janë autorët e krimit dhe se vranë kushuririn e tyre pasi ky i fundit, sipas dëshmisë kishte përdhunuar 17-vjeçarin kur ndodhej në Shqipëri.

Viktima është identifikuar si 28-vjeçari Denis Loka, dhe autorët janë 17-vjeçari Enis Loka dhe vëllai i tij, 19-vjeçari Aleksandros Loka. Sipas dëshmisë, ka qenë 17-vjeçari ai që ka vrarë kushëririn ndërsa i vëllai e ka ndihmuar të hedhin trupin në një kanal. /ZËRI

Poll

MOS HUMB