Aktualitet

PD bllokon votimin në Berat: Prani e personave të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar

Sipas tyre ka prani të personave të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar.

F.I
PD bllokon votimin në Berat: Prani e personave të paautorizuar brenda
foto ilustruese

BERAT-Partia Demokratike ka bllokuar procesin e votimit në një nga qendrat e votimit në Berat. Sipas tyre ka prani të personave të paautorizuar brenda perimetrit të lejuar. Bëhet fjalë kryesisht për kryepleqtë e fshatrave.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në Parlament. Votimi ka nisur në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme./ZËRI

Poll

MOS HUMB