SARANDË-Janë publikuar fotot e 50-vjeçarit Viktor Ruçi, i njohur ndryshe edhe si “Tori Ruçi”, emri i të cilit po përmendet si një nga personat kyç në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Gjashtës në Sarandë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili. Konflikti ka nisur pas një përplasjeje mes Kostandin Voglit dhe Viktor Ruçit.
50-vjeçari, Tori Ruçi (alias Viktor Ruçi), me origjinë nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës, rezulton me precedentë penalë dhe nën hetim për trafik droge. Konflikti dyshohet, se ka lidhje me mosmarrëveshje pronësie për një lokal në zonën bregdetare, ku më herët ka pasur përplasje mes Ruçit dhe Voglit.
Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu, Ermal Shkalla, janë personat që kanë shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit, për t'u konfliktuar me Viktor Ruçin. Konflikti ka përshkallëzuar ku viktima Rexhep Ismaili ka marrë automatikun, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Më pas, Lulzim Tabaku, e ka qëlluar me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Gjatë shkëmbimit me armë i plagosur mbeti edhe Kostandin Vogli.