Aktualitet

Ndrenika për Veliajn: Filozof, e njoh që fëmijë, jetim i rritur me halle, burgun e mbetur ia bëj unë

Ndrenika u shpreh se e njeh Veliajn prej fëmijërisë dhe e cilësoi si një njeri me vlera e sakrifica në jetë.

F.I
Ndrenika për Veliajn: Filozof, e njoh që fëmijë, jetim i
Robert Ndrenika

TIRANË-Aktori i njohur Robert Ndrenika ishte sot në Gjykaten Administrative në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, lidhur me çështjen ndaj prokurorit të Olsi Dado.

Në deklaratën për mediat, Ndrenika u shpreh se e njeh Veliajn prej fëmijërisë dhe e cilësoi si një njeri me vlera e sakrifica në jetë. Ai shtoi se, sipas tij, nëse do të kishte një dënim për t’u vuajtur, do të ishte i gatshëm ta përballonte vetë në vend të tij.

“Djalë jetim, i rritur me halle probleme, që në fillore ka qenë filozof fëmijë. Ka ndihmuar shumë teatrin dhe artisët. Mirë mu duk. Jo them që jo. Po të jetë nevoja e bëj. E përballoj (burgun). Unë si kam kuptuar (akuzat)”, tha Ndrenika.

Në seancën e gjyqit ishin të pranishëm edhe artistë të tjerë si Arjola Demiri, Gazmend Paja e Ardit Çuni. Seanca e radhës do të mbahet më 19 qershor, në orën 14:00. Veliaj ka kërkuar pavlefshmëri të emërimit të Dados si prokuror në vitin 2008./ZËRI

Poll

MOS HUMB