Aktualitet

U plagos gjatë konfliktit ku u vra Rexhep Ismaili në Sarandë, 31-vjeçari vetëdorëzohet në polici

31-vjeçari dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismail

F.I
U plagos gjatë konfliktit ku u vra Rexhep Ismaili në Sarandë,
Rexhep Ismaili

SARANDË-Kostandin Vogli, 31 vjeç, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku Rexhep Ismaili u ekzekutua me plumb në kokë është vetëdorëzuar në Polici. Vogli është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, pasi rezultonte me një plagë me armë zjarri në këmbë.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Sarandës, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar por edhe për çështje sigurie.

31-vjeçari dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Hetuesit dyshojnë se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov të Rexhep Ismailit. Pas kësaj, një prej të rinjve që ndodhej me të, i dyshuar si shtetasi Lulzim Tabaku, ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të 66-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen.

Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike” por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.

Nga hetimet paraprake mësohet se në qendër të konfliktit kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë e një lokali në zonën bregdetare të Sarandës. Burimet bëjnë me dije se mes autorëve dhe Rucit kishte pasur përplasje edhe më herët, ndërsa tensionet janë rikthyer mbrëmjen e ngjarjes.

Poll

MOS HUMB