Aktualitet

E dënuar në Greqi? KLGJ "i pasoi topin", ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

Më datë 30 janar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me 6 vota kundër dhe 4 pro, të mos e pranojë projektvendimin për te Komisioni i Karrierës, duke sqaruar se kjo vendimmarrje i takon ILD. 

zh.ll
E dënuar në Greqi? KLGJ "i pasoi topin", ILD nis shqyrtimin
irena gjoka

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur zyrtarisht sot shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka, pas vendimit të KLGJ-së që vendosi t'ia kalojë çështjen për kompetencë ILD-së. Më datë 30 janar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me 6 vota kundër dhe 4 pro, të mos e pranojë projektvendimin për te Komisioni i Karrierës, duke sqaruar se kjo vendimmarrje i takon ILD. 

Sipas procedurës, pas përfundimit të hetimit nga ILD, çështja mund t’i rikthehet KLGJ-së, e cila më pas do të vendosë nëse do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së statusit të gjyqtares ose marrjen e masave të tjera disiplinore, në varësi të gjetjeve.

Por çfarë ka ndodhur me çështjen e Irena Gjokës? PD ka kallëzuar Irena Gjokën në Prokurorinë e Përgjithshme për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, ku sipas PD, Gjoka ka fshehur një dënim për falsifikim vize në Greqi. Prokuroria e hetoi për 2 vite këtë çështje dhe deklarimet e Gjokës dhe doli në përfundimin se ajo ishte dënuar në Greqi, por vendimi nuk është ekzekutuar asnjëherë dhe dënimi është shuar. Por megjithëkëtë, Prokuroria i kërkoi KLGj që të vlerësonte nëse Gjoka ishte ose jo në kushtet e ndalimit për të marrë postin e gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. 

Fill pasi Prokuroria e Përgjithshme dërgoi materialet në KLGJ, gjyqtarja i dërgoi një letër Këshillit ku shpjegonte arsyet përse nuk e kishte deklaruar më herët dënimin. Gjoka tha se nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një vendim gjyqësor grek, për falsifikim vize pasi vendimi i dënimit i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, nuk i është njoftuar asnjëherë dhe nuk ka marrë formë të prerë.

Sipas gjyqtares Gjoka, vendimi i dënimit jo i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit si gjyqtare, sepse ky vendim nuk cenon kushtet e zgjedhshmërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB