Aktualitet

PASOJAT e motit! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet, del nga shtrati lumi Ishëm, 10 fshatra të izoluar: Kemi të sëmurë

Ata deklarojnë se në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që nuk mund të transportohen drejt qendrave shëndetësore.

F.I
PASOJAT e motit! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet,
pamjet nga pasojat e motit

TIRANË-Pasojat e motit të keq që goditi Shqipërinë kanë shqetësuar banorët e prekur të cilët po përballen me izolimin e qarkullimit apo me banesat dhe tokat e tyre nën ujë. 

Banorët e disa fshatrave në zonën e Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila ndodhet mbi lumin Osum. Ura lidhëse që shërben si rruga e vetme për të hyrë dhe dalë nga zona është dëmtuar rëndë, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës.

Banorët shprehen se prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve. Ata deklarojnë se në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që nuk mund të transportohen drejt qendrave shëndetësore. Protestuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet, duke apeluar që të mos lihen në një gjendje ku, sipas tyre, “janë në mëshirë të fatit”.

Ndërkohë qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës. Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit.

Edhe Gjirokastra po përballet me bllokimin e akseve rrugore. Aksi Kolonjë-Golem ishte i pakalueshëm për disa orë, për shkak të rënies së inerteve dhe terreni i paqëndrueshëm, por tashmë është rihapur.  Po ashtu në Dropull, mbetet ende i pakalueshëm aksi Glinë-Nepravishtë.

Edhe në Përmet, është izoluar rruga Frashër-Verçisht, Frashër-Miçan për shkak të shkarjeve të dherave. 

Për dy javë me radhë, reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin. Mijëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, në disa zona janë regjistruar rrëshqitje dherash që kanë shtuar rrezikun dhe bllokimin e segmenteve rrugore. Raportohet për humbje të konsiderueshme të bagëtive, megjithëse është ende nuk është përllogaritur bilancin final të dëmeve.

Poll

MOS HUMB