Aktualitet

Abuzime në tendera me vlerë mln euro, drejtoresha e AKSHI del nga SPAK pas 3 orësh, hesht për mediat

SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. 

F.I
Abuzime në tendera me vlerë mln euro, drejtoresha e AKSHI del nga SPAK
Mirlinda Karçanaj

TIRANË-Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj ka lënë ambjentet e SPAK pas tre orësh. Në dalje nga ambjetet e Prokurorisë së Posaçme, Karçanaj nuk ka dhënë asnjë detaj për mediat, duke mos zbuluar detaje nga hetimi.

Karçanaj u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme. 

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i favorizonin kompanitë që garonin, duke u krijuar mundësinë të fitonin kontrata me miliona euro. Gjatë dy javëve të fundit mësohet se janë thirrur për të dëshmuar më shumë se 20 persona, mes tyre punonjës dhe drejtues të AKSHI-t.

Kujtojmë se në fillim të muajit gusht oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në kompaninë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit, i cili rezulton fitues në një sërë tenderash publikë, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)./ZËRI

Poll

MOS HUMB