Aktualitet

E rëndë në Devoll/ Aksident fatal, makina në lëvizje mbrapa përplas për vdekje këmbësoren

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se një 49-vjeçar duke lëvizur lëvizur mbrapsht me makinën e tij ka përplasur një 85-vjeçare, e cila ishte duke ecur në këmbë. 

zh.ll
E rëndë në Devoll/ Aksident fatal, makina në lëvizje
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar mesditën e sotme në Devoll, në fshatin Vishocicë. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se një 49-vjeçar duke lëvizur lëvizur mbrapsht me makinën e tij ka përplasur një 85-vjeçare, e cila ishte duke ecur në këmbë. 

Si pasojë e përplasjes e moshuara ka humbur jetën, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi: 

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 14:15, në fshatin Vishocicë, shtetasi A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, është përfshirë në aksident me shtetasen A. M., 85 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes, humbi jetën. 

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Poll

MOS HUMB