Aktualitet

E rëndë në Durrës, plagoset me thikë taksisti nga Tirana, në gjendje kritike në spital

Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në Durrës

E.K
E rëndë në Durrës, plagoset me thikë taksisti nga
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Durrës, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti në zonën e Plazhit në Durrës.

Paraprakisht raportohet se i lënduari, i cili është taksist, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes.

45-vjeçari i plagosur, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë dy plagë shpuese në gjoks dhe bark, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

 Rrethanat e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të saj, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB