KUKËS-Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit Amarildo Cena, 36 vjeç dhe Sadik Kapica 65 vjeç janë qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit, Fatri dhe Ndriçim Iseberi. Konkretisht njëri prej tyre është plagosur në kofshë nga të shtënat, ndërsa tjetri është dëmtuar në kokë pasi është goditur me qytën e pistoletës.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Radio Kukësit në rrethana ende të paqarta. Policia ka identifikuar dhe shpallur në dy autorët. Autoritet ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër).
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.
Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI