Aktualitet

E rëndë në Elbasan, gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin,

Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një gruaje 40-vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

zh.ll
E rëndë në Elbasan, gjendet një grua e mbytur në lumin
vendngjarje

ELBASAN- Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në ujërat e lumit Shkumbin. Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një gruaje 40-vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, por ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.

Ndërkohë, palombarët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit, por për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilën bënë të mundur nxjerrjen e trupit./ZËRI

Poll

MOS HUMB