TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje më krimin e fundit në kryeqytet. Sipas gazetarit, që nga mënyra e organizimit dhe ekzekutimit, është e njëjta skemë e të njëjtës dorë të ekzekutimeve mafioze si e Brilant Martinaj apo e Bledar Birçaj.
Sipas Hoxhës, kjo skuadër rrallë del në terren, ç'ka vështirëson kapjen e tyre. Ndërsa thekson se është skuadër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë. "Kanë bërë vrasje, dalin rrallë, por kur dalin të fikin derën.", shprehej Hoxha në një intervistë disa vite më parë. Ndërkohë, në një intervistë të fundit, gazetari kujtoi edhe një herë se vite më parë, ai kishte publikuar foton e kësaj skuadre, madje kishte përmendur dhe emra.
E njëjta skemë, dorë dhe ekzekutim...
Vrasja e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij...të shtëna, makinë e djegur dhe asnjë gjurmë
Mesditën e 17 korrikut të vitit 2022, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona kanë ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin. Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë. Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. Për atentatin janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.
Vrasja e Bledar Birçajt...plumba ndaj automjetit, viktima i shoqëruar nga një polic
Bledar Birçaj u vra më 11 Maj 2021 në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMë” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë. Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor, ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.
Vrasja e Gilmando Danit...përsëritet skema (Plumba, djegie automjeti, një polic që shoqëron viktimë)
Vrasja e fundit, në atentatin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, sipas gazetarit është duket gati identike si dy pika uji me atë të Bledar Birçajt.
"Mesditen e 10 majit 2021, Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, u qëllua nga një skuadër pushkatimi në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Si në rastin e Rinasit edhe ne Vlorë, viktima udhëtonte nën shoqërinë e oficerit të antidrogës Granit Deromema, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit ndodhej dhe 20-vjeçari Edison Zeneli.
Si në rastin e Rinasit, autorët të veshur me uniforma të trupave speciale kanë parkuar në anë të rrugës dhe sapo BMë X5 shfaqet, ata zbresin nga makina dhe hapin zjarr drejt viktimës pa mëshirë, por me saktësi të madhe duke u kujdesur të mos qëllojnë oficerin e antidrogës ne sediljen e parë dhe pasagjerin në sediljen e pasme.
Vrasësit në të dyja rastet kanë informacion të saktë per levizjen e viktimës dhe shfaqen në skenë në çastin e duhur.
Edhe në rastin e Vlorës, qitësit kryesor i bie nga dora diçka që duket si automatik, por në fakt është shtrati i një pistolete Glock19. Kanë më shumë se 4 vite nga ngjarja e Vlorës, por autorët nuk janë gjetur. Në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen, në Vlorë nga një oficer antidroge, në Rinas nga një agjent i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.", shkruan Hoxha në postimin e fundit.
Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur rëndë ka mbetur edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ndaj automjetit të tyre 'Benz' u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi./ZËRI





