Aktualitet

E rëndë në Itali/ Shqiptarja shtatzënë bie nga dritarja, humbet foshnjën, Policia nis hetimet

Sipas mediave italiane, e reja shqiptare, e cila jetonte në Itali prej vitesh u dërgua me urgjencë në spital.

k.m.
E rëndë në Itali/ Shqiptarja shtatzënë bie nga
Foto ilustruese

TERNI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Terni, mëngjesin e sotëm të 13 korrikut. Një grua shqiptare, 31-vjeçare, 9 muajshe shtatzënë, ra nga një dritare në zonën e Borgo Bovio, duke pësuar lëndime të rënda.

Sipas mediave italiane, e reja shqiptare, e cila jetonte në Itali prej vitesh u dërgua me urgjencë në spital. Për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore, ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate. Aktualisht, sipas mjekëve, gjendja e saj është kritike dhe ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. 

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ishte e mundur të shpëtohej foshnja që ajo mbante në bark: vogëlushi pritej të lindte brenda pak ditësh.

Tashmë, efektivët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbuluar sesi ka ndodhur incidenti. Kjo pasi nuk përjashtohet mundësia që e reja të jetë shtyrë nga dritarja, por po ashtu nuk përjashtohet as fakti që e gjitha mund të ketë qenë një aksident tragjik. Hetimet e policisë, të koordinuara nga zëvendësi në detyrë në zyrën e prokurorit të Ternit, zbuluan se ajo po trajtohej për një sërë problemesh shëndetësore. Gruaja jeton me bashkëshortin e saj dhe çifti nuk ka fëmijë të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB