Aktualitet

E rëndë në Tiranë! Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin, arrestohet drejtuesi

Sipas njoftimit të policisë, është vënë në pranga një 36-vjeçar E.L., drejtuesi i një betoniere, pasi si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit ka ndërruar jetë punonjësi R.R.

zh.ll
E rëndë në Tiranë! Pompa e betonierës aksidenton
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë në punë është regjistruar këtë të mërkurë në Tiranë, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pas nëj aksidenti në vendin e punës, në një kantier ndërtimi. Sipas njoftimit të policisë, është vënë në pranga një 36-vjeçar E.L., drejtuesi i një betoniere, pasi si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit ka ndërruar jetë punonjësi R.R. Ashtu si personi i arrestuar edhe viktima, punonin në të njëjtën kompani dhe në të njëjtin kantier ndërtimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

 

 

Poll

MOS HUMB