Aktualitet

'Malli' nga Fieri do të shitej në grupet kriminale! Vëllai i 'Xubit' të Yzberishtit mes të arrestuarve, nga vrasjet, droga në trafikant armësh

Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka

F.I
'Malli' nga Fieri do të shitej në grupet kriminale!
Artur Brahimaj, Artur Rushiti dhe Ilir Zyberi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i ndërmarrë në Tiranë, ku tre persona u arrestuan për akuzën e trafikut të armëve. Grupi kriminal i përbërë Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti nga ishte i përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit prej disa kohësh, ndërsa një armë shitej 700-800 euro. Armët e sekuestruara dyshohet se i kanë sjell nga Fieri dhe do t’ju shiteshin grupeve kriminale, krysisht në zonën Tufinë dhe Fresk. 

Të tre të arrestuarit janë emra të njohur në botën e krimit me precedentë penale, të dënuar më herët për vrasje, plagosje dhe drogë. Mes të arrestuarve pikas emri i Ilir Zyberit. Ky i fundit më herët mbante mbiemrin Avdillari, por e ka ndryshuar atë pas martese. 

Ai është vëllai i Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin “Migjeni” në 2021-in. I arrestuar sot për trafik armësh, Zyberi bashkë me vëllezërit e tij, Nazmi e Fatmir Avdillari, ishin anëtarë të bandës famëkeqe të Yzberishtit. Ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij. Zyberi ka qenë i dyshuar për të paktën 20 vepra të rënda penale.

Artur Brahimaj rezulton i arrestuar në 2022 për trafik droge, kryesisht në rrugën "5 Maji", në zonën e quajtur "Xhamlliku" dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë. Ndërkohë Artur Rushiti ka qenë më herët i denuarpër plagosje me dashje./ZËRI

Poll

MOS HUMB