Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën, Erlisi shpallet i pafajshëm

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, për vrasjen e ish-policit Santiano Malko

E.K
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën,
leonard duka dhe santiago malko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin përfundimtar, për personat e marrë të pandehur për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhur kjo në zonën e Porcelanit, në Gusht të vitit 2019. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, ndërsa ka shpallur të pafajshëm vëllanë e tij, Erlis Duka. Ndërkohë që Gjykata ka dënuar me nga 25 vite burg 4 të pandehurit e tjerë, Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Agajn dhe Oltian Logën.

Gjatë deklaratave të tij në Gjykatë, Leonard Duka ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, dhe kërkonte pafajësinë. Ndërkohë që vazhdimisht nëna e ish-policit të vrarë, ka kërkuar drejtësi dhe dënim maksimal për autorët e krimit të rëndë. Malko u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa dyshohet se përveç punës si efektiv, ka qenë pjesë e grupit të Ervis Martinajt.

Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të viti 2023 për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjatë aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni (alias Musai), Aleksandër Maxhaku, Oltian Loga dhe Dritan Agaj”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Gerd Hoxha, me vendimin nr. 5, datë 21.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Duka, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës S.M (ngjarja e datës 27.08.2019), parashikuar nga nenet 78, pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 28 (njëzet e tetë) vite burgim.

2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Leonard Duka, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Duka, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Duka, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 të Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) muaj burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonard Duka, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”(armët e zjarrit) (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6. Pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Leonard Duka, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

7. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Leonard Duka dënohet me një dënim të vetëm prej 30 (tridhjetë) vite burgim.

8. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Leonard Duka do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Erlis Duka, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës S.M,(ngjarja e datës 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Erlis Duka, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

11. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Erlis Duka, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

12. Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Erlis Duka me vendimin nr. 145 datë 10.10.2019 të ish/Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës S.M,(ngjarja e datës 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

14. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), për kryerjen e veprës penale“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Hyseni (alias Musai), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

16. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Fatmir Hyseni (alias Musai) dënohet me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

17. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Fatmir Hyseni (alias Musai) do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Maxhaku, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës S.M,(ngjarja e datës 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

19. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Aleksandër Maxhaku, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

20. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Maxhaku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

21. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Aleksandër Maxhaku dënohet me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

22. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Aleksandër Maxhaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

23. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltian Loga, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës S.M,(ngjarja e datës 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

24. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Loga, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

25. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltian Loga, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

26. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Loga, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 të Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

27. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Loga, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ameve, armeve shpërthyese dhe i municionit”(armët e zjarrit) (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

28. Pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Oltian Loga, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltian Loga, për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 pg 1 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim. 30. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Oltian Loga dënohet me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

31. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Oltian Loga do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

32. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Agaj, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të viktimës S.M,(ngjarja e datës 27.08.2019) parashikuar nga nenet 78 pg 2 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

33. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Agaj, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278, pg 1 në lidhje me nenet 28/4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

34. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Agaj, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

35. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Agaj, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 të Kodit Penal, (municionit) (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 3 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

36. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Agaj, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”(armët e zjarrit) (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

37. Pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Dritan Agaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve (ngjarja e datës 08.04.2019), parashikuar nga neni 283 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pika 1 dhe 328 pika 1, të K.Pr.Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

38. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dritan Agaj dënohet me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

39. Llogaritja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Dritan Agaj do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

40. Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale e sekuestruara, disponohen si më poshtë: – Automjeti tip “Skoda Roomster’’ me targa **** – të konfiskohet duke kaluar në favor të shtetit; – Automjeti Volkzvagen Golf 5 me targë **** – të konfiskohet duke kaluar në favor të shtetit; – Aparat celular i shtetasit R.M, i markës Huawei seria P30, me nr.IMEI: **** dhe IMEI 2: ****, me kartë SIM me nr.telefoni ****, nr. telefoni **** – t’i kthehet personit që i përket. – Portofol Luis Vuiton ngjyrë e zezë (gjetur në automjetin Audi8) i cili në brendësi të tij ka katër kartëmonedha 50 euro, 1 kartëmonedhë 20 euro,1 kartëmonedhë 10 euro, një kartë Credins Bank, dhe një copë letër e verdhë – t’i kthehet personit që i përket. – Automjeti mercedez benz CLS me targa **** – të qëndrojë në ruajtje në funksion të proçedimit të ndarë. – Dy telefonat e viktimës S.M: Celular i markës IPHONE X me nr. IMEI **** me kartë SIM me nr. **** dhe Blackberry me kartë Sim Telekom me nr. **** – të qëndrojë në ruajtje në funksion të proçedimit të ndarë. – Dy aparate celulare të të pandehurit Leonard Duka: Një aparat celular i markës Samsung me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: **** dhe një aparat celular me mbishkrimin **** me nr. të stampuar në pjesën e pasme të tij **** me nr. IMEI: **** dhe IMEI 2: **** – të qëndrojë në ruajtje në funksion të proçedimit të ndarë. – Aparat celular i markës Samsung i të pandehurit Dritan Agaj me nr. IMEI : **** dhe IMEI2: **** – të qëndrojë në ruajtje në funksion të proçedimit të ndarë. – Aparate celulare të markës: Samsung model SM-G965F me nr.IMEI **** dhe IMEI2: ****; Samsung model SMJ320FN me nr.IMEI: ****; IPHONE model A1586 me nr. IMEI: **** ku brenda tij ka kartën SIM me nr.serial **** – të qëndrojë në ruajtje në funksion të proçedimit të ndarë. – Një USB me mbishkrimin ****, sekuestruar në automjetin Skoda me targë ****; Një fletore me vija të gjera ku në kapakun e saj ka mbishkrimin “****” në faqen e parë fillon me muajin Qershor, e shkruar me shkrim dore dhe vijon me targën e automjetit **** etj; Një DVR me nr.serial ****, IP adrese **** (e sende te tjera të lëna në ruajtje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë) – të qëndrojë në ruajtje në funksion të proçedimit të ndarë. 41. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore (sipas formularit përkatës bashkëlidhur) i ngarkohen të pandehurve te deklaruar fajtorë, në mënyrë solidare.

42. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar. Tiranë, më datë 21.01.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

SI NDODHI VRASJA E SANTIAGO MALKOS?

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, SPAK akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Deri më tani, I vetmi i dënuar me 25 vite burg është Blendi Teta, i cili akuzohet si një person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos duke njoftuar edhe autorët për të kryer ekzekutimin.

Arsyeja e vrasjes së Malkos u zbuluar nga përgjimet e “SkyECC”. Në bisedën mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, bossi i lojrave të fatit e thoshte hapur se nuk e kishte problem faktin që ish-shoku i tij i ngushtë i kishte vrarë njeriun që kishte të besuar, madje i linte shteg hapur që të vepronte po njësoj edhe me Erigers Mihasin (Edhe ky është vrarë).

Ish-bossi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022 shprehej se Malko ka gabuar me babanë e Dukës, referuar faktit që ia ka marrë peng dhe i ka dërguar video duke e torturuar. Madje në një episod e quan Malkon skizofren dhe njeri që i ka sjellë vetëm probleme. Biseda është zhvilluar kur dyshja i kishte prishur marrëdhëniet miqësore por edhe ato si ortakë./ZËRI

Poll

MOS HUMB