Aktualitet

E 'tradhtoi' Google Earth! Qëlloi me armë natën e Vitit të Ri, arrestohet shqiptari

Brenda banesës u gjetën armë moderne dhe në plehra policia gjeti edhe gëzhoja

F.I
E 'tradhtoi' Google Earth! Qëlloi me armë natën e Vitit
armët e sekuestruara

ITALI-Një shtetas shqiptar banues në Prillia të Italisë është arrestuar nga policia pasi në natën e ndërrimit të viteve ka qenë përgjegjës për disa të shtëna me armë zjarri nga tarraca e një pallati. Mediat vendase raportojnë se duke u konsultuar me burime të hapura, duke parë videon dhe duke krahasuar vendet që shfaqeshin në video me pamjet nga “Google Earth”, policia bastisi shtëpinë e shqiptarit. 

Brenda banesës u gjetën armë moderne dhe në plehra policia gjeti edhe gëzhoja, duke konfirmuar atë që doli nga shikimi i videove të publikuara nga vetë autori i dyshuar. Disa nga armët, u gjetën brenda një gardërobë pa asnjë lloj mbylljeje që mund të parandalonte aksesin e kollajshëm. 

I gjithë materiali u sekuestrua dhe u vu në dispozicion të organeve të drejtësisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB