Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet 33-vjeçari me rekorde të mëparshme kriminale

Ndrejaj rezulton të jetë arrestuar në shtator 2014 së bashku me 6 persona të tjerë në aksin rrugor Lezhë – Kurbin, pasi kishin tentuar të vrisnin me armë zjarri shtetasin Roan.P, me banim në Pllanë-Lezhë.

F.I
Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet 33-vjeçari me
arma e sekuestruar

TIRANË-Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Arli Ndrejaj me rekorde të mëparshme kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, qarkullonte me armë zjarri me vete. Gjatë kontrollit iu gjetën arma e zjarrit e tipit pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.

Ndrejaj rezulton të jetë arrestuar në shtator 2014 së bashku me 6 persona të tjerë në aksin rrugor Lezhë – Kurbin, pasi kishin tentuar të vrisnin me armë zjarri shtetasin Roan.P, me banim në Pllanë-Lezhë. Nga hetimet e policisë në atë kohë, 7 të arrestuarit për një periudhë 2 javore në Tiranë dhe në Lezhë, studionin lëvizjet e Roan.P, me synimin e vrasjes, për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në mjet, arrestohet 33-vjeçari. 33-vjeçari, me rekorde të mëparshme kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sekuestrohet një armë zjarri sëbashku me një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N, 33 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm në fushen e krimeve ndaj personit.

Në rrugën “Sali Butka”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.N., dhe gjatë kontrollit të çantës së supit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB