Aktualitet

"Eficensë mbresëlënëse, për 8 orë u morën 8 vendime", Veliaj me nota ironie në GJK: Ju kujtoj çfarë ndodhi me kryebashkiakun e Medelin, u rrëmbye nga organizata terroriste... 

Ai kujtoi edhe një rast, ku kryebashkiaku i Medellin u rrëmbye dhe u hoq nga detyra. Sipas tij, për këtë arsye Kushtetuesja duhet të shprehet në favorin e tij.

f.g
"Eficensë mbresëlënëse, për 8 orë u
Erion Veliaj duke hyrë në GJK

TIRANE- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj është duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në seancë, një nga anëtaret e pyeti Veliajn se çfarë do të ndryshonte nëse ai do të thirrej në seancën e Këshillit Bashkiak, ku ai nuk u njoftua.

Veliaj tha se iu pamundësua pjesëmarrja në seancë. Me ironi, Veliaj tha se Këshilli mori 8 vendime për 8 orë, kur në të shkuarën ai iu lutej për të marrë pjesë dhe për të votuar vendimet që lidheshin me punët e qytetit.

Ai kujtoi edhe një rast, ku kryebashkiaku i Medellin u rrëmbye dhe u hoq nga detyra. Sipas tij, për këtë arsye Kushtetuesja duhet të shprehet në favorin e tij.

"Nuk kam marrë përgjigje nga Këshilli, por nga Sekretari i Këshillit, kur gjykohet kryetari i bashkisë, duhet të njoftohesha. Të shikosh nga burgu se po mblidhet Këshilli. Nuk kam parë eficencë të jashtëzakonshme, kur Këshilli kalon 8 vendime për 8 orë. Eficencë shembullore që nis me Këshillin bashkiak dhe përfundon me Presidentin, është mbresëlënëse. Fshati që duket s'ka nevojë për kallauzin tim se duket qartë që nuk u njoftova.  Kur unë i kërkoja për qirat, bonuset, ndihmën ekonomike. A do kisha fuqi të ndryshoja vendimin e tyre? Këtë skemi si ta dimë pasi nuk ndodhi. Por unë besoj se fjalët kanë peshë. Ju keni bërë diferencën sot. Unë iu lutesha të vinin për vendimet. Eficenca për të kaluar nga padrejtësia në padrejtësi, nuk e di si do të ishte vendimi i tyre.

Edhe ndoshta do t'ju kujtoja dhe faktin që nesër mund të jenë ata viktimë e kësaj padrejtësie. Nesër dikush, ju jap vetëm një shembull, prej punës që kam pasur kryetari i bashkisë së Medelinit, u rrëmbye nga një organizatë terroriste, FARC.

Dhe pastaj plasi si modë që po të rrëmbehej një kryetar bashkie, krijohen zgjedhje dhe pastaj mund ndoshta të vësh atë që do ti nëse s'ia qëllove me atë që rrëmbeve. Pra hapet një precedent që mund të shkojë në fantazi nga më ekstremet deri te padrejtësia që është rasti im konkret,"-tha Veliaj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB