Aktualitet

"Për mungesën time, mund të ankohet vetëm familja ime"/ Veliaj në GJK: Cinizëm! Duket si mesazh pasigurie 

Veliaj tha se për mungesën e tij mund të ankohet vetëm familja dhe nëna e tij. 

f.g
"Për mungesën time, mund të ankohet vetëm familja
Erion Veliaj para Gjykatës

TIRANE- Kryebashkiaku i arrestuar i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, deklaroi para trupës së Gjykatës Kushtetuese se nuk ka munguar në detyrë nga dëshira por është rrëmbyer dhe interpretimi sipas tij, që i është bërë nga vetë bashkëpunëtorët e tij dhe institucionet e tjera, duket si një mesazh pasigurie. Veliaj tha se për mungesën e tij mund të ankohet vetëm familja dhe nëna e tij. 

"Prandaj përfunduam në GJK, se padrejtësi pas padrejtësie nuk bëjmë drejtësi. Nuk është thjesht cinizëm me mua por me ligjin, Kushtetutën. E thënë nga ata që më kanë parë si u rrëmbeva në zyrë, duket si mesazh pasigurie. 

Për mungesën time mund të ankohet vetëm familja dhe nëna ime. Djalin tim e kam takuar më shumë në burg sesa në liri. E lija në gjumë e gjeja në gjumë. Nuk pretendoj se kam bërë çdo gjë mirë, por një gjë e di me siguri, askush nuk mund të më akuzojë se nuk kam qenë në krye të punëve të këtij qyteti. Kush thotë se unë kam munguar, fyen qytetarët e Tiranës. Më shkëputën nga puna, padrejtësisht. Nuk donin Lali Erin në zyrë se ishte bërë një qendër optimizmi për të gjithë qytetin. Mosprezenca ime nuk ka qenë zgjedhje, por pasojë e një izolimi përmes një vendimi disporpocional, nga letra anonime. Në bazë të një vendimi që nuk është i formës së prerë. Nëse kjo pranohet, atëherë çdo mandat nuk është më i zgjedhur. Kjo është një gjendje e imponuar e vetë këtij shteti që më kërkon llogari pse nuk vij kur vetë më ka izoluar."-tha Veliaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB