Aktualitet

'Jam kryetar i Bashkisë'! Veliaj mbrohet në Kushtetuese: Çfarë ligji kam shkelur, s'po mbroj karrigen

Ish-kryebashkiaku theksoi se para gjykatës nuk ndodhej për të mbrojtur veten dhe karrigen, por 'demokracinë'.

F.I
'Jam kryetar i Bashkisë'! Veliaj mbrohet në Kushtetuese:
Erion Veliaj

TIRANË-Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë fjalën në Gjykatën Kushtetuese, ku në këtë seancë do të shqyrtohet ankesa e tij ndaj vendimit të qeverisë, që e shkarkoi nga detyra. Në fjalën e tij Veliaj u shpreh se po përballet me një proces të padrejtë dhe me një situatë që, sipas tij, përbën shkelje të të drejtave themelore dhe të vullnetit të qytetarëve. Veliaj theksoi se mandatin e ka marrë me votat e qytetarëve dhe nuk ka shkelur asnjë parim të Kushtetueses. Ish-kryebashkiaku theksoi se para gjykatës nuk ndodhej për të mbrojtur veten dhe karrigen, por 'demokracinë'.

Erion Veliaj: Çfarë kam bërë unë, kam sot më shumë policë se avokatë, kam përjetuar një periudhë denikrimi dhe përpjekje për të heshtur dhe më hequr zërin. Është përcimim ndaj fuqisë së popullit. Jam sot përpara jush si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në harkun 9 mujor kërkoj të drejtën. Kërkoj një gjë të vetme amund ta bëjmë bashkë demokracinë që sot po cënohet. Këtë mandate ma kanë dhënë qytetarët, do ta mbroj deri në fund se nuk po mbroj një karrige se populli ka vendosur qartë. Populli ka vendosur se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhur para aftit, veçse kur ka kryet shkelej të rënda të kushtetutës. Është një premtim solem që republika ja bënte vetes vet. Askush nuk duhet ta shkelë. Pranaj me respekt të plotë pyes cilin ligj kushtetuese kam shkelur unë? Ligji duhet të të mbrojë dhe jo të sulmojë.

Poll

MOS HUMB