DHËRMI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bregdetin e jugut, në zonën e Palasës. Burime i thanë ZËRI, se banorët e zonës kanë dëgjuar të alarmuar të shtëna me armë zjarri që kanë ardhur nga një jaht që ndodhej duke lundruar në det.
Po të njëjtat burime shtojnë se jahti është lokalizuar dhe po ndiqet nga Policia Kufitare ndërkohë që dy nga pjesëtarët e bordit janë larguar me gomone.
Ata janë ndaluar nga Policia dhe pritet të verifikohet se çfarë ka ndodhur në jaht. Identiteti i tyre ende nuk është zbardhur por paraprakisht mësohet se janë shtetasë shqiptarë. Dëshmi të kryqëzuara thonë se brenda jahtit ka qenë duke u zhvilluar një festë dhe më pas janë dëgjuar të shtënat./ZËRI