TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vjedhje të ndryshme.
Në pranga ka rënë shtetasi Marjan Hema, 48 vjeç, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë.
Hema akuzohet për të paktën 20 raste vjedhjesh targash dhe mjetesh të ndryshme në disa qytete të vendit, përfshirë Kuçovën, Beratin, Lushnjen, Tiranën dhe qytete të tjera. Ka dyshime se mjetet e vjedhura janë përdorur nga grupet kriminale.
Sipas grupit hetimor, Hema i kryente vjedhjet në një qytet dhe më pas zhvendosej në qytete të tjera ku vazhdonte aktivitetin e tij kriminal, duke vjedhur edhe targa automjetesh apo motorësh.
Dyshohet se pas vjedhjeve, Hema i montonte targat në mjete të tjera dhe i shiste ato te grupe kriminale. Në shumë raste, ai i modifikonte apo i mbulonte targat për t’iu shmangur kontrolleve policore. Në një rast konkret, në foton e bërë publike nga policia, ai kishte ndryshuar shkronjën e fundit të targës së motorit nga “R” në “P”.
Në momentin e kapjes, ai ka dhënë dëshmi kontradiktore, duke pretenduar se motorin e kishte blerë nga persona të tjerë, por ka mohuar që mjeti të ishte i vjedhur.
Marjan Hema rezulton të jetë i dënuar më parë edhe për vepra të tjera penale. Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për të verifikuar nëse mjetet dhe targat e vjedhura janë përdorur në ngjarje kriminale./ZËRI