TIRANË-Ereledio Shebeku, i cili u arrestua në ditë më parë si organizatori kryesor për zonën e Divjakë, në lidhje me skemën e mashtrimit të firmave piramidale përmes platformave online 'XEUX' dhe 'TXEX' k arrëfyer se si u njoh me skemën.
38-vjeçari i shpallur në kërkim u arrestua në Rinas sapo mbërriti nga Italia ku ndodhej për kurimin e fëmijës së tij. Në dëshminë e tij Shebeku nuk ka dhënë detaje lidhur me mashtrimin e qindra shqiptarëve, duke pretenduar se me platformën u njoh online dhe se nuk ka detyruar askënd për të investuar.
Në dosjen hetimore, Shebeku rezulton të jetë i pari që ka nisur këtë piramidë anëtarësimesh. Fillimisht në Divjakë mes të afërmve të tij dhe më pas u shtri edhe në Fier dhe Lushnjë. 38-vjeçari ka hapur filimisht një grup me 5 persona dhe më pas në rolin e agjetit ka shtuar në platformë familjarët e tij dhe persona të tjerë, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Më pas secili nga pjesëmarrësit, ashtu si dhe banorët treguan për ZËRI, krijonin grupet e tyre duke shtuar vëllezër, motra, fëmijë apo bashkëshortët.
Nga hetimet ka rezultuar se ai komunikonte me një user me emrin”Leo Smith” i cili i niste linqe se ku duhej bërë anëtarësimi dhe derdhja e parave si dhe trendet e fitimeve te supozuara. Qytetarëve u premtohej fitim i shpejtë dhe i sigurt përmes investimeve që në fakt ishin mashtrime të strukturuara.
Dy platformat TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacione investimi në kriptovaluta dhe shpërndahen në disa rrjete sociale, ku më kryesori është në Telegram. Numri i qytetarëve që kanë shkarkuar këtë platformë dhe kanë investuar para raportohet të jetë gati 6 mijë. ZËRI u interesua nga afër ku banorët e Divjakës treguan me detaje se si investojnë lekët dhe rrugën që ndjekin nga regjistrimi në platformë deri tek mënyra si i tërheqin lekët. Ndërkohë, organizatorët e këtij aktiviteti kriminal vijojnë të jenë nën hetim nga policia shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk është arrestuar./ZËRI
