Aktualitet

Ekstradimi i shqiptarëve, Dumani: Ekzekutimi i vendimeve t’i kalojë SPAK

Dumani tha se përsa kohë këta persona, janë dënuar, hetuar apo akuzuar për vepra penale që janë kompetencë e SPAK, edhe ekzekutimi i vendimeve duhet të jetë në dorën e tyre. 

F.m
Ekstradimi i shqiptarëve, Dumani: Ekzekutimi i vendimeve t’i
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka kërkuar që kompetencat për ekzekutimin e vendimeve për ekstradimin e shqiptarëve nga jashtë, duhet t'i kalojnë SPAK. Në fjalën e mbajtur përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se përsa kohë këta persona, janë dënuar, hetuar apo akuzuar për vepra penale që janë kompetencë e SPAK, edhe ekzekutimi i vendimeve duhet të jetë në dorën e tyre. 

Pjesë nga fjala e Dumanit: 

Ne mendojmë se zëri ynë duhet dëgjuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që ne e konsiderojmë qeverinë e prokurorëve. Ne kemi adresuar dy problematika në Kuvend, një prej tyre është edhe për shtetasit shqiptarë që janë dënuar nga shtete të tjera. Ne vlerësojmë edhe për shkak të nivelit të lartë të bashkëpunimit që kemi me homologët tanë, nisur nga fakti që janë shqiptarë, janë dënuar, akuzuar apo po hetohen për vepra penale që janë në kompetencat e Prokurorisë së Posaçme, atëherë detyra për ekzekutimin e vendimeve t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që ka nevojë për ndërhyrje në Kodin Penal që të bëhet e mundur kjo gjë.

Poll

MOS HUMB