Aktualitet

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, partnerja: Mendova se ishin fishekzjarre, s'ka patur kërcënime, dilte ndonjëherë natën

Partnerja ka theksuar se prej gati 1 viti e gjysmë, ai nuk punonte më si roje.

F.I
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, partnerja: Mendova se ishin
K.Rakipaj

VLORË-Ende asnjë autor apo motiv për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm (27 prill). Bashkëjetuesja e tij, K.Rakipaj ka rrëfyer se 58-vjeçari nuk ka qenë i kërcënuar dhe ka mohuar të ketë patur konflikte. Rakipaj gjatë një interviste për Klannews ka deklaruar se rutina e tij ndryshoi kohët e fundit, pasi Hoxhaj nuk ka pasur një orar të rregullt të kthimit në shtëpi, apo të daljes nga banesa. Partnerja ka theksuar se prej gati 1 viti e gjysmë, ai nuk punonte më si roje.

Në lidhje me ekzekutimin e partnerit të saj, ajo deklaron se ka dëgjuar të shtënat e armës teksa ndodhej në shtëpi, por i ka konsideruar si fishekzjarre. Pas rreth 2 orësh, ajo ka dalë nga banesa, dhe ka parë Hoxhajn të pajetë. Ka njoftuar ndihmën e shpejtë, por 58-vjeçari kishte ndërruar jetë që në vendngjarje.

Intervista e plotë:

Pyetje: Pra ju bashkëjetonit prej dy vitesh?

Rakipaj: Po, e ai punonte roje.

Pyetje: Prej sa vitesh punonte i ndjeri, tek subjekti në afërsi të banesës?

Rakipaj: Ai përpara rrinte, ruante… kishte lokalin, ishin shtëpi ato më përpara. Si u prishën shtëpitë, e u bë ai pallati, edhe rrinte në shtëpi ai pastaj. Nuk shkonte më tek puna. Vetëm në mëngjes ulej ky, nga ora 06:30.

Pyetje: Prej sa kohësh nuk punonte më?

Rakipaj: Vajti goxha që nuk shkonte më tek puna. Nuk rrinte roje natën.

Pyetje: Një vit e gjysmë?

Rakipaj: Po, po. E nuk shkonte më. Vetëm ditën.

Pyetje: Ti sot je larguar nga shtëpia dhe je strehuar tek mikesha jote. Pse je larguar nga shtëpia? Ke frikë? Ndihesh e kërcënuar?

Rakipaj: Kam frikë. Ku të vete të rri?

Pyetje: A është ndjerë ndonjëherë bashkëjetuesi juaj i kërcënuar? A ka pasur ai ndonjë konflikt të mëparshëm?

Rakipaj: Jo, jo.

Pyetje: Si mendoni ju, pse është shtënë me armë zjarri ndaj tij?

Rakipaj: S’e di. As vetë s’e di. S’më tregonte, që ka pasur këtë, ka pasur atë…

Pyetje: Pra, ai nuk është shprehur se ndonjëherë…

RakipajJo, jo. As më ka thënë asgjë. Të më thoshte mua kam këtë e atë, s’më thoshte fare. Se ai dilte, ikte. Ai sa vinte ikte. Ka ikur e në 2 të natës.

Pyetje: Pra po thua që nuk kishte një orar të rregullt që kthehej e vinte në shtëpi.

Rakipaj: Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë unë, në orën 19:30, të darkës, edhe vija deri nga ora 03:00 të mëngjesit. E kur vija e gjeja në shtëpi. Në gjumë. Edhe ngrihej nga gjumi ky, e ikte poshtë te lokali e shkonte pinte kafen aty. Rrinte aty gjatë ditës. Pastaj ikte, lëvizte. Ku di unë nga lëvizte ai. Se unë s’do ruaja atë se nga shkonte.

Pyetje: Pra, ti po thua se nuk je në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm që bashkëjetuesi juaj kishte.

Rakipaj: Nuk e di.

Pyetje: A është ndjerë ai ndonjëherë i kërcënuar?

Rakipaj: Për këtë nuk di ç’të thëm. Nuk më ka thënë asgjë.

Pyetje: Ti personalisht jo.

Rakipaj: Jo, jo. Unë s’di asgjë për vete.

Pyetje: Çfarë kërkoni sot?

Rakipaj: Unë kërkoj për veten time, ja tani, ku të rri.

Pyetje: Ku jetonit ju? Në shtëpi me qira?

Rakipaj: Jo, çfarë me qira? Unë rrija me atë.

Pyetje: Ku jetonit?

Rakipaj: Po me atë rrija unë. Ndonjëherë më merrte me të mira ai, ndonjëherë më përzinte, më nxirrte në rrugë. Rrija, përjashta rrugëve. Vija pastaj, rrija te kjo, 5 minuta, pastaj ikja prap. Ngjitesha lart në shtëpi. E s’më thoshte gjë.

Pyetje: Sot në mëngjes ju kanë shoqëruar në polici, ju kanë marrë në pyetje. Çfarë ju pyetën?

Rakipaj: Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë.

Pyetje: Çfarë ju thanë në polici?

Rakipaj: Më morën në pyetje, vetëm kaq. Pastaj më lëshuan, ika dola, se erdhi dhe daja i tij pastaj, nga njerëzit e vetë.

Pyetje: Nga njerëzit e të ndjerit, vetëm daja ishte?

Rakipaj: Vetëm daja, edhe ai djali i dajës.

Pyetje: Çfarë thonë ata të dy?

Rakipaj: Asgjë, çfarë të thoshin ata të dy. Nuk e di tha ai.

Pyetje: As sipas tyre nuk ka pasur një konflikt të mëparshëm që ka çuar në këtë atentat?

Rakipaj: Jo, jo. Ata më flisnin mua, unë kam respekt për ata.

Renato Hoxhaj 58 vjeç u gjet i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të 27 prillit në Vlorë. 58-vjeçari u ekzekutua në rrugë në afërsi të banesës së tij. Sipas Policisë, viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në kraharor. Viktima nuk ka pasur precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Sipas asaj që bëhet me dije nga grupi hetimor, kamerat e sigurisë nëpër qytet kanë kapur pamje të autorit. Ky i fundit, ka qenë ishte i maskuar me kapele dhe shall./ZËRI

Poll

MOS HUMB