Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës 58-vjeçari në Vlorë, viktima punonte si roje në një objekt në ndërtim

Mësohet se ai punonte si roje në një pallat, i cili ishte në proces ndërtimi.

I.F
Ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës 58-vjeçari
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Një 58-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj. Mësohet se ai punonte si roje në një pallat, i cili ishte në proces ndërtimi. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve.

"Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB