TIRANË- Pas afro 5 muajsh, janë arrestuar dy autorët e vrasjes së 45-vjeçarit Denis Çumani, në Shijak. Policia e Durrësit ka ekzekutuar masaën e sigurisë 'arrest me burg' për dy kushërinjtë, Dorian dhe Indrit Ferra. 45-vjeçari nga Shijaku u plagos mbrëmjen e 27 janarit në shtëpinë e tij nga dy kushërinjtë, pasi viktima kishte ngacmuar me mesazhe një vajzë që ishte në lidhje me Dorianin. Ata fillimisht e dhunuan Çumanin dhe më pas e qëlluan me armë zjarri në derë të shtëpisë. 45-vjeçari ndërroi jetë më 31 janar në spital. Dy kushërinjtë akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
/ZËRI