Video

“Momentum”, gjurma që çon te Flladi Malaj pas zbulimit të call center-ave te Liqeni

Ai është Flladi Malaj, veprimtaria e të cilit në fushën e call centerave ka mbi 15 vite.

F.I
“Momentum”, gjurma që çon te Flladi Malaj pas zbulimit
Flladi Malaj

TIRANË- Një operacion i koduar si “End Point”, u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe çoi në goditjen e dy call centerave, të cilët vepronin në zonën e Liqenit të Thatë. Lidhur me aksionin u arrestuan edhe dy administratorët Marjo Kolli dhe Bjorn Kareco. Versus hulumtoi më tej për këtë çështje, nga ku rezultoi se pronari faktik i këtyre pikave rezulton se është një personazh i njohur si biznesmen në kryeqytet. Ai është Flladi Malaj, veprimtaria e të cilit në fushën e call centerave ka mbi 15 vite. Të dy administratorët e vendosur në pranga janë mbulesa fiktive e Malajt në këtë veprimtari. Dy të rinjtë rezultojnë të arrestuar edhe 22 shtator të vitit 2023 në kuadër të operacionit “Momentum”. Ky term është edhe lidhja direkte me Malajn. Policia e Shtetit e kodoi operacionin me të njëjtin emër me të cilin Flladi Malaj kishte vendosur si ombrellë për të gjitha bizneset e tij në këtë fushë. Të njohur si të afërm të një ish-deputeti të njohur socialist dhe të një tjetër personazhi të errët të botës së krimit, Malaj bashkë me të vëllain e tij, Xhulio Malajn, kanë një veprimtari të njohur në fushën e Call Centerave. Fillimisht në vitin 2019, krijuan firmën “Albreeze” 100% në pronësi të Flladi Malaj dhe brenda një viti numërohen 6 firma Call-Center. Vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj nëpërmjet call centerave kanë mashtruar qindra qytetarë e biznesmenë të vendeve të BE, duke u zhvatur miliona Euro.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB