Aktualitet

EMRAT/ Shkarkimet në bashkinë e Tiranës, kush janë emrat e rinj që Veliaj iu ka besuar drejtoritë kryesore

Këta janë emrat që Veliaj iu ka besuar drejtoritë kryesore të bashkisë së Tiranës.

k.m.
EMRAT/ Shkarkimet në bashkinë e Tiranës,  kush janë emrat e
Erion Veliaj

TIRANË- Pas lëvizjes së beftë të kryebashkiakut Erion Veliaj për të larguar 12 drejtuesit e drejtorive kryesore në kryeqytet, janë mësuar edhe emrat e rinj që do t'i zëvendësojnë ata. Mësohet se drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, duke zëvendësuar Elton Kacidhjan që është nën hetim nga SPAK. Policia Bashkiake i është besuar Toni Beni, duke i zërë vendin Ermal Kapllanajt.

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Pirro Sinjari, një vend që deri tani mbahej nga Erindi Bejko, ndërsa drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha, e cila i zë vendin Arli Naska. "Tirana Parking" do të drejtohet nga Flavio Barçi, dukë zënë vendin e Erinda Finos, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani, duke i zënë vendin Monika Lubonjës.

Blerta Dardha është vënë në krye të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit ndërsa Renato Pashollari do të jetë drejtori i ri i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti. Anisa Ymeri merr drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri. Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale. Qendra Komunitare Shkozë do të drejtohet nga Aldo Aga dhe qendra "Strehëza' nga Gentjana Lasku.

Emrat e drejtuesve të rinj:

UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” - Gentjana Lasku

Ndryshimet kanë ardhur në kuadër të strukturimit të Bashkisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të bëhen vitin që vjen. Në këto zgjedhje, Veliajt edhe njëherë i është besuar posti i drejtuesit politik të qarkut të Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB