Aktualitet

EMRI/ Plagosje me thikë në Tiranë, policia zbardh ngjarjen: Autori 32-vjeçar në kërkim

Sipas burimeve, mësohet se Aga sapo ka hedhur disa mbeturina në këtë zonë është konfliktuar me një tjetër person, ndërsa ky i fundit në debat e sipër e ka plagosur me thikë.

zh.ll
EMRI/ Plagosje me thikë në Tiranë, policia zbardh ngjarjen:
Foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën "Hodo Beg".

Sipas informacioneve paraprake, ka mbetur i plagosur shtetasi Dritan Aga 41-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu, është dëmtuar edhe një shtetas 61-vjeçar me iniciale J.G. Sipas burimeve, mësohet se Aga sapo ka hedhur disa mbeturina në këtë zonë është konfliktuar me një tjetër person, ndërsa ky i fundit në debat e sipër e ka plagosur me thikë.

Të dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetë, ndërsa autori me iniciael E.J 32-vjeç është larguar nga vengjarja dhe po punohet për kapjen e tij. 

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Hodo Beg”, gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç.

Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB