
Foto ilustruese
TIRANË- Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në zonën “Komuna e Parisit” në Tiranë. Bëhet me dije se një 28-vjeçar i identifikuar si Kristjan Kaçori është plagosur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur pranë një kioske te “Lulishtja” në Komunën e Parisit. Mësohet se i plagosuri është transportuar në SPitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje./ZËRI
Poll