Aktualitet

Çfarë ndodhi?! Durim Bami dhe Lulzim Berisha transferohen në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

Konkretisht, mësohet se transferimi i tyre u bë pas informacioneve konfidenciale se të paraburgosurit mund të kishin akses ose të përdornin telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara brenda qelive.

zh.ll
Çfarë ndodhi?! Durim Bami dhe Lulzim Berisha transferohen në
durim bami-lulzim berisha

TIRANË- Dy të paraburgosurit, Durim Bami nga Fushë-Kruja dhe Lulzim Berisha nga Durrësi, janë transferuar këtë të mërkurë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, një institucion me masa më të forta sigurie. Sipas burimeve, transferimi i tyre është bërë këtë të mërkurë, për arsye sigurie.

Konkretisht, mësohet se transferimi i tyre u bë pas informacioneve konfidenciale se të paraburgosurit mund të kishin akses ose të përdornin telefona celularë dhe sende të tjera të ndaluara brenda qelive.

Kjo është hera dytë që Bami transferohet nga një IEVP në tjetrën. Lëvizja vjen më pak se një muaj pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi kërkesën e Bamit për t’u transferuar nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës. 

Ky i fundit u ekstradua pak muaj më parë nga Dubai ne Shqipëri dhe akuzohet për një sërë veprash të rënda penale, duke përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje, grupin e strukturuar kriminal, dhe kultivimin e bimëve narkotike. Por pas ekstradimit, Bami kishte kërkuar të largohej nga paraburgimi 313, sepse sipas tij, i rrezikohej jeta.

Ndërkohë, vlen të theksohet se kjo lëvizje vjen teksa ditët e fundit po vijojnë kontrolle blic në burgje. Autoritetet vijojnë kontrollet për të parandaluar futjen dhe përdorimin e sendeve të paligjshme në burgje, me qëllim rritjen e sigurisë dhe ruajtjen e rendit në këto institucione./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB