Aktualitet

Dosja "SASPAC"/ Ish-ministri Ilir Beqaj 'në kërkim' të lirisë, shtyhet seanca më 20 maj

Mbrojtja e tij argumentoi kërkesën duke iu referuar edhe vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi kriteret për paraburgimin.

zh.ll
Dosja "SASPAC"/ Ish-ministri Ilir Beqaj 'në
ilir beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest me burg" me një masë më të lehtë si "arrest shtëpie", "detyrim paraqitje" ose garanci pasurore në vlerën e 2 milionë lekëve, në kuadër të dosjes së SASPAC. 

Mbrojtja e tij argumentoi kërkesën duke iu referuar edhe vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi kriteret për paraburgimin.

Nga ana tjetër, prokurorja Elida  Kaçkini deklaroi se i nevojitet kohë për t'u përgatitur ndaj kërkesës së mbrojtjes. Sakaq, gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi shtyrjen e seancës, ndërsa e radhës u caktua për në datën 20 maj, ora 09:30.

Beqaj mbahet në qeli prej korrikut 2024 për dosjen Saspac të abuzimit me donacionet e huaja ndërsa për dosjen e Sterilizimit po gjykohet pa masë sigurie.

SPAK ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera.

Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por ende SPAK nuk e ka një shifër ekzakte. Aktualisht, SPAK ka sekuestruar 14.3 mln lekë, 15 mijë e 500 euro dhe 42 mijë e 300 $, që iu përkisnin shtetasve Ilir Beqaj, Gazment Haxhia, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe Elton Marini./ZËRI

Poll

MOS HUMB