Aktualitet

Fatmir Bektashi nën akuzë nga SPAK, "Kontakt" ndërton 142 vila në Farkë

Pas ndërtimeve në Tiranë dhe në Pogradec, në Farkë duket se është vendndodhja e radhës ku edhe do të ndërtohet nga kompania, pronari i të cilës është nën akuzë nga SPAK.

k.m.
Fatmir Bektashi nën akuzë nga SPAK, "Kontakt" ndërton
Kompleksi Ballada

TIRANË- Një tjetër "kompleks" është planifikuar që po ngrihet në Farkë. Bëhet fjalë për kompleksin rezidencial “Ballada”, i cili përfshin 142 vila, që do të ndërtohet nga kompania “Kontakt Sh.p.k”, nga ndërtuesi Fatmir Bektashi. Pas ndërtimeve në Tiranë dhe në Pogradec, në Farkë duket se është vendndodhja e radhës ku edhe do të ndërtohet nga kompania, pronari i të cilës është nën akuzë nga SPAK. “Kontakt, aktualisht ka ndërtuar e po ndërton komplekset me pallate e vila në Tiranë, siç janë komplekset “Mangalem 21”, “Marga”, “Magnet”, “Kaimi”, “Kadiu”, “OXA”, “SiRi”, “Nokia” e tashmë edhe kompleksin “Ballada” me 142 vila pranë liqenit e unazës në Farkën e Madhe.

PAMJET E KOMPLEKSIT:

Biznesmeni Fatmir Bektashi, edhe pse është në akuzë për dy vepra penale "korrupsion aktiv" dhe “pastrim parash” në dosjen “Partizani”, shfaqet edhe në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Por përballja me drejtësinë nuk e ndalon që të vazhdojë të ndërtojë, madje ndonjëherë edhe të shesë që pa marrë leje dhe pa i nisur fare ndërtimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB