Aktualitet

EMRI/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 efektiv policie dhe 3 punonjës të IMT-së, ja për çfarë akuzohen

Punonjësi i policisë A.D dhe 3 inspektorët D.LL., J.J. dhe M.L., dyshohen për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorim i detyrës”. 

zh.ll
EMRI/ AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 efektiv policie dhe 3
amp

SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë për një efektiv policie dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër. Punonjësi i policisë Anton Ademaj dhe 3 inspektorët D.LL., J.J. dhe M.L., dyshohen për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorim i detyrës”. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. 

Njoftimi:

Shkodër/AMP ekzekuton masat e sigurisë për një punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Shkodër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale, për një punonjës policie dhe tre punonjës të IMT-së, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

A.D., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vau i Dejës.
D. LL., me detyrë Inspektor pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
J.H., me detyrë Inspektore pranë IMT- së, Bashkia Vau i Dejës.
M.L., me detyrë Përgjegjës pranë IMT-së, Bashkia Vau i Dejës.
 
Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur nga veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas sigurimit të informacionit nga AMP se disa shtetas po ndërtonin në mënyrë të paligjshme duke u favorizuar nga punonjësit e policisë dhe IMT-së.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Poll

MOS HUMB