Aktualitet

"Fireworks" në Tiranë/ Tregtonte lëndë piroteknike, policia "i fik" planin 22-vjeçarit (VIDEO)

I riu u kap në bulevardin “Bajram Curri”, teksa gjatë kontrollit u gjetën pako me lëndë piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

zh.ll
"Fireworks" në Tiranë/ Tregtonte lëndë
fishekzjarret e sekuestruar

TIRANË- Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi u kap duke transportuar pako me fishekzjarre dhe kapsolla, në kundërshtim me ligjin. I riu u kap në bulevardin “Bajram Curri”, teksa gjatë kontrollit u gjetën pako me lëndë piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Pas ndalimit, u kontatua se 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit ose transportimit të lëndëve piroteknike, me qëllim shitjen e kundërligjshme, si pasojë, të rrezikshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bulevardin “Bajram Curri”, ndaluan për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi S. M., 22 vjeç.

Nga kontrolli në automjet u gjetën pako me lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe kapsolla) që do të shiteshin në kundërshtim me kriteret. Gjithashtu, 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me rastin, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB